AKTUALITET /

VIDEO/ "Çmendet" moti, furtuna përfshin qarkun e Elbasanit. Shiu dhe breshëri shkaktojnë probleme në rrugë

Stuhia ka përfshirë jo vetëm qytetin e Elbasanit, por edhe bashki të tjera të qarkut, duke i dhënë fund përkohësisht temperaturave të larta që kanë dominuar ditët e fundit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "Çmendet" moti, furtuna përfshin qarkun e

Stuhia e fortë me reshje intensive shiu e breshër ka goditur pasditen e sotme qarkun e Elbasanit, cka ka shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve.

Moti i përkeqësuar është shoqëruar edhe me erëra të forta, të cilat kanë krijuar situata problematike në zona të ndryshme të qarkut.

Stuhia ka përfshirë jo vetëm qytetin e Elbasanit, por edhe bashki të tjera të qarkut, duke i dhënë fund përkohësisht temperaturave të larta që kanë dominuar ditët e fundit.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, pasi kushtet atmosferike mbeten të paqëndrueshme.Versus.al

 

Poll