AKTUALITET /

Goditet tjetër skemë mashtrimi me Call Center në Shkodër, arrestohen 4 persona

Shkruar nga Versus

Goditet tjetër skemë mashtrimi me Call Center në Shkodër,

Një operacion i gjerë policor i koduar “Network” është finalizuar në Shkodër, ku është zbuluar një call center i dyshuar për ushtrim të mashtrimit kompjuterik në lagjen “Vasil Shanto”.

Në kuadër të operacionit të koduar “Network”, u arrestuan: Fabian Popaj, Lisenko Muçaj, Basri Nikshiqi, Nikolin Biba.

Po ashtu janë proceduar penalisht 61 punonjës, të cilët u kapën në flagrancë gjatë ndërhyrjes së Policisë, në call center. Uniformat blu sekuestruan 152 pajisje elektronike, nëpërmjet të cilave dyshohet se kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin. Versus.al

Poll