Pavarësisht se gara për përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të policisë ka përfunduar 5 ditë më parë, ende nuk është bërë zyrtar emri i kreut të ri duke e shtyrë afatin nga e premtja që ishte premtuar për ditën e sotme.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha deklaroi se emri do bëhej publik brenda javës dhe të premten do t’i propozohej kryeministrit zyrtarisht. Por për shkak të agjendës që ky i fundit ka pasur jashtë vendit, emri i përzgjedhur nga komisioni i posaçëm ende nuk i është dërguar zyrtarisht.
Pritet që brenda ditës së sotme, të bëhet zyrtar emri dhe të dorëzohet në tryezën e kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se nga 15 aplikimet që pati në total, kandidatët potencialë të mbetur që mund të marrin drejtimin e Policisë së Shtetit janë: Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena. Versus.al







