Lorenc Rrapa, babai i vogëlushit 3 vjeçar që u raportua se u abuzua nga edukatorja në një kopësht privat, ka folur në një intervistë tjetër, duke treguar se fëmija i tij po vuan pasojat e dhuës fizike dhe psikologjike që ka përjetuar.
Rrapa theksoi se pas denoncimit të rastit dhe pas presioneve të shumta ndaj tij nga bashkëshorti i edukatores, Rudina Gërdani ai tani është duke kërkuar një mjek psikolog për të trajtuar djalin e tij të vogël.
“Po kërkoj një mjek psikolog në shtet për të trajtuar djalin tim, por deri tani nuk kam arritur të gjej një zgjidhje,” u shpreh ai.
“Gjendja e tij nuk më duket normale, ai është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht.”
Pavarësisht përpjekjeve të tij, ai shtoi se ende nuk ka gjetur një zgjidhje për shëndetin e djalit të tij.
“Kam shkuar në Qendrën Administrative nr. 14 për të kërkuar një punonjës social ose psikolog, por nuk kam arritur të gjejë asnjë, pasi ata ishin me pushime ose të angazhuar me aktivitete të tjera,” shtoi ai.
Ai tregoi se pas ngjarjes ka kaluar shumicën e kohës në Komisariatin e Policisë nr. 6 dhe ka bërë kallëzim për presionin që ka ushtruar vëllai i Rudina Gërdabit, edukatores që dyshohet për abuzimin.
“Kanë kaluar 24 orë, ku shumicën e kohës kam qenë në komisariatin e policisë. Kam bërë një kallëzim tjetër për presionin që më bëri vëllai i Rudina Gërdanit, edukatores,” tha Lorenc Rrapa.
Ndonëse kanë kaluar 48 orë nga denoncimi, edukatorja ende nuk është arrestuar. /Versus.al/







