AKTUALITET /

Fier/ Kanosi krushkun duke qëlluar me automatik drejt banesës së tij, në pranga 63-vjeçari

Një 63 vjeçar me inicialet P.S, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë, është vënë në pranga pasi ka qëlluar me automatik drejt banesës së krushkut. 

Shkruar nga B.SH

Fier/ Kanosi krushkun duke qëlluar me automatik drejt banesës së

Një 63 vjeçar me inicialet P.S, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë, është vënë në pranga pasi ka qëlluar me automatik drejt banesës së krushkut. 

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme familjare të 63-vjeçarit me vjehrrin e djalit të tij.

Ai ka marrë automatikun dhe ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit duke kanosur atë e familjarët.

Pas kontrollit të banesës së 63 vjeçarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Qëlloi me armë zjarri automatik, në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij, vihet në pranga autori.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, menjëherë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, dhe falë inteligjencës policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-P. S., 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë.

Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët. Pas kontrollit të banesës së shtetasit P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: