AKTUALITET /

Flet shqiptari që fotografoi zv.ministrin e shkarkuar: Foton ja dërgova edhe kryeministrit!

Shkruar nga Versus
Flet shqiptari që fotografoi zv.ministrin e shkarkuar: Foton ja
Andi Mahila/ Bledar Hasa

Ditën e djeshme, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, shkarkoi nga detyra zv.ministrin Andi Mahila, pasi ai u fotografua duke pirë cigare brenda një lokali, në shkelje të ligjit.

Sot në emisionin “Shqipëria Live”, Bledar Hasa, personi që realizoi fotografinë, ka folur për ndjesitë e tij pas shkarkimit të zv.ministrit, si dhe ka treguar se si arriti të kapte momentin në foto.

Në deklaratën e tij Hasa tregoi se ishte në lokal me familjen kur pa funksionarin pa pyetur për rregullat.

“Unë tentova t’i afrohesha që t’i thosha fike, por kamerierët më thanë: ‘të lutem lëre, është zv.ministër i Brendshëm’. Aty e kuptova. Më erdhi keq për ata djemtë që nuk dinin ç’të bënin,” tha ai.

Hasas shtoi se kishte dërguar fotografinë në kryeministri dhe në Ministrinë e Brendshme.

“Unë isha në një lokal në bllok me familjen dhe ky njeri pa pyetur fare, pa përgjegjshmëri ndezi cigaren. Unë tentova t’i afrohesha që t’i thosha fike, por kamerierët më thanë të lutem lëre se është zv.ministër i Brendshëm. Aty e kuptova. Më erdhi keq për ata djemtë që nuk dinin ç’të bënin. Nuk më hiqej nga mendja fakti që një funksionar i lartë shteti shkel ligjin në mënyrë të tillë. Foton e dërgova në kryeministri dhe në ministrinë e Brendshme. Fotoja është e vjetër. Nuk e dija çfarë kishte ndodhur, një shok më tha dje. Më habiti reagimi i njerëzve që thonë se mund të ishte toleruar. Kur je funksionar i lartë shtetit, ti je i përgjegjshëm për atë që po bën dhe që po shkel ligjin. Nuk është kënaqësi të shohësh njerëzit të hiqen nga puna për gjëra të tilla, por më vjen mirë sepse shoqëria jonë duhet të zbatojë rregullat. Nëse nuk zbatohen rregullat nga aty ku dalin, çfarë mund të presim nga shoqëria më tej”, tha ai.  

Poll