AKTUALITET /

FOTO/ Babai i Tik Kalemit ishte objektivi i atenatit me 3 viktima në Memaliaj

Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit. Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.

Shkruar nga Versus
FOTO/ Babai i Tik Kalemit ishte objektivi i atenatit me 3 viktima në
Shyqyri Kalemi dhe vendi ku ndodhi masakra me tre viktima

Objektivi i atentatit me tre viktima i ndodhur në orën 23:20 minuta të së shtunës, ishte Shyqyri Kalemi, babai i Andrea-Adriatik Kalemit.

Ai ishte shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Memaliaj, ku viktima mbetën edhe dy persona të tjerë.

Ndërsa i plagosur rëndë mbeti Artur Kalemi, vëllai i Shyqo Kalemit, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me të në lokal.

Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit. Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.

Kalemi është i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra për hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

Vetë Adriatik Kalemi i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë.

Ndërsa në janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu bë atentat nga një makinë në lëvizje djalit tjetër të Shyqo Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë ‘smart’.

Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.

Poll