AKTUALITET /

FOTO/ Fundjava do të jetë përvëluese, por era sjell shqetësim për pushuesit

Temperaturat gjatë fundjavës do të jetë të larta, ashtu si dhe gjatë javës që po mbyllim. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, shqetësim do të jetë era, që do të bezdisë pushuesit.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Fundjava do të jetë përvëluese, por era sjell

Temperaturat gjatë fundjavës do të jetë të larta, ashtu si dhe gjatë javës që po mbyllim.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, shqetësim do të jetë era, që do të bezdisë pushuesit.

Moti për fundjavën:

vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta. Kjo falë ndikimit të Anticiklonit të Azoreve dhe rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës.

FOTO/ Fundjava do të jetë përvëluese, por era sjell

Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare në relievet e larta malore kryesisht në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare (bezdisëse për pushuesit) kryesisht ditën e shtunën, lugina e male era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3ballë.

FOTO/ Fundjava do të jetë përvëluese, por era sjell

Poll