AKTUALITET /

FOTO/ Jeta luksoze e financuesit të trafikut të kokainës nga Brazili në Tiranë

Shkruar nga Versus

FOTO/ Jeta luksoze e financuesit të trafikut të kokainës nga

I arrestuar dy ditë më parë, Aldi Zonja cilësohet si një ndër “kokat” kryesore të financimit dhe organizmit të një laboratori droge, në fshatin Qerekë të Fushë Krujës.

Zonja kishte shkuar në Amerikën Latine me vizë turistike dhe më pas ishte bllokuar atje për shkak të pandemisë.

 

Gjatë kohës së qëndrimit në Amerikën Latine, 37-vjeçari ka krijuar njohje me trafikantë droge dhe kështu ngritën skemën e mirëfilltë për të trafikuar lëndën narkotike. Ai është djali i gazetarit Artur Zonja dhe këngëtares së njohur Afërdita Zonja.

FOTO/ Jeta luksoze e financuesit të trafikut të kokainës nga

37-vjeçari, i përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme shfaq në rrjetet sociale një jetë luksoze.

Në një nga fotot e postuara ai shihet në një jakuzi në një resort në breg të detit, ndërsa në një tjetër shihet me një tjetër trafikant të arrestuar, pjesë e grupit, Artion Çaushllari. Nuk mungojnë fotot as nga skitë, makinat e shtrenjta, orat apo drekat e darkat.

FOTO/ Jeta luksoze e financuesit të trafikut të kokainës nga

Të përfshirë në këtë grup janë edhe Klajd Birce, Ismail Abdurramani, Baki Huqi dhe Endi Sejdini. Ky i fundit është personi që kishte në pronësi ndërtesën ku u ngrit laboratori.

FOTO/ Jeta luksoze e financuesit të trafikut të kokainës nga

Hetimi i SPAK zgjati për disa muaj, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.

FOTO/ Jeta luksoze e financuesit të trafikut të kokainës nga

FOTO/ Jeta luksoze e financuesit të trafikut të kokainës nga

Poll