AKTUALITET /

FOTO / Ky është 25-vjeçari që ndihmoi Esmeraldin të fshihte e hidhte trupin e babait në pus

Gjatë kontrollit në banesën e Edison Brahajt u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Shkruar nga Versus

FOTO / Ky është 25-vjeçari që ndihmoi Esmeraldin të

Ky është  25-vjeçarit Edison Brahaj, i cili u vu në pranga pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me Esmerald Ballën për të fshehur krimin e rëndë që ndodhi në Shënavlash në 13 gusht.

Gjatë kontrollit në banesën e Edison Brahajt u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

25-vjeçari u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Sipas bluve, pasi djali vrau babanë, 25-vjeçari ka ndihmuar autorin që të transportojnë trupin e pajetë nga vendi i ngjarjes deri tek pusi që gjendej 1 kilometra larg banesës së familjes Balla. 

Policia po vijon hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

Poll