Gjendet e djegur makina e autorëve të atentatit gjatë mbrëmjes e së shtunës në Memaliaj.
Brenda makinës tip “BMW” janë gjetur tre armë zjarri. Sakaq mësohet se nga djegia e automjetit ka marrë flakë edhe lokali në anë të rrugës ku ishte lenë makina.
Pas atentatit autorët janë larguar nga vendngjarja drejt Mallakastrës, ku kanë djegur makinën në afërsi të fshatit Bejaj.
Në atentatin në Memaliaj mbetën të vrarë Shyqyri Kalemi, Marsel Çela si edhe Gledio Muka. Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Objektiv i atentatit dyshohet të këtë qenë Shyqyri Kalemi, babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shpëtuar disa atentateve, brenda e jashtë vendit.







