AKTUALITET /

FOTO/ “Çmendet” moti në Dibër, shiu përmbyt urën e lartë të rrugës së Arbrit

Shkruar nga Versus

FOTO/ “Çmendet” moti në Dibër, shiu përmbyt

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë pasditen e sotme qarkun Dibër.

Për shkak të intensitetit të lartë janë krijuar probleme në rrugët nacionale. Ura 158 metra e lartë në fshatin Fshat të Klosit pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4 u përmbyt nga uji i cili vinte nga tunelet 2 dhe 3 të fshatit Shkallë të Xibrit.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe bllokimit të shkarkuesve mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve që vinin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër.

FOTO/ “Çmendet” moti në Dibër, shiu përmbyt

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: