Qytetarët e Tiranës kanë protestuar sërish ditën e sotme tek Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me mungesën e përgjegjësive për skandalin e onkologjikut.
Të rinj dhe të reja, si dhe të tjerë qytetarë kanë akuzuar ministrinë, drejtuesit e saj dhe instanca të tjera, për korrupsionin e madh në këtë qendër spitalore. Ata ia kanë akuzuar edhe për mungesën e ilaçeve.
Nuk kanë munguar edhe parrullat, ku binte në sy “Ministria e vdekjes” dhe të tjera që mbaheshin në duar nga protestuesit.







