
Një 27 vjeçar është plagosur rëndë, teksa kryente punime në një banesë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, i lënduar është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa thuhet se aktualisht është në reanimacion.

Mësohet nga informacionet paraprake se punëtori 27-vjeçar ka marrë dëmtime të shumta, pasi dyshohet se i ka rënë sipër një pjesë muri.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa dyshohet se qyetatarit i ka rënë një pjesë muri mbi trup teksa po punonte.

