Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin ditët e fundit ka shkaktuar shumë probleme duke nisur që nga ato shëndetësore.
Por akoma më rëndë paraqitet situata në qytetet e populluara si rasti i Tiranës. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Versus.al, kjo është gjendja e kryeqytetit rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, përfshirë nga "pluhuri saharian" që ditë më parë u bë me dije se do të përfshinte vendin tonë.
Që në këtë orë të hershme kur ende nuk ka lëvizje të plotë të banorëve të kryeqytetit, shihet qartë ajri i ndotur që ka mbuluar qiellin e kryeqytetit. Banorët duhet të ndjekin këshillat e specialistëve për t'u mbrojtur nga vapa përvëluese dhe për të mos u ekspozuar shumë në këtë rast kur kryeqyteti është përfshirë nga pluhuri që vjen nga Afrika. Versus.al

