Një konflikt për motive të dobëta mes dy kushërinjve ka përfunduar me plagosje të rëndë në Lushnjë. Policia ka arrestuar 60-vjeçarin Izet Ymeri, i cili dyshohet se ka goditur me thikë kushëririn e tij 71-vjeçar.
Si pasojë e plagëve të marra, i dëmtuari është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve zyrtare, ai është jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, uniformat blu kanë vënë në pranga 60-vjeçarin, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e konfliktit.
Ndaj tij janë ndërmarrë veprimet procedurale për veprën penale përkatëse./Versus.al

