AKTUALITET /

NJOFTIM I RËNDËSISHËM/ Të hënën pezullohet përkohësisht lëvizja në Pikën Kufitare të Kakavijës

Shkruar nga Versus

NJOFTIM I RËNDËSISHËM/ Të hënën pezullohet

Qytetarët dhe bizneset që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë duhet të kenë parasysh se ditën e hënë, më 27 korrik 2026, nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare), lëvizja do të ndërpritet përkohësisht.

Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, ndërprerja vjen si pasojë e grevës së punonjësve të palës greke, gjatë së cilës do të pezullohet procesimi doganor dhe kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje në këtë pikë kufitare.

Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve të biznesit që të shmangin udhëtimin përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë intervalit 07:00–11:00, në mënyrë që të evitojnë vonesat dhe bllokimet në kufi.

Pas përfundimit të grevës, procedurat e kalimit pritet të rifillojnë normalisht.

Njoftimi i plotë i Doganës së Kakavijës:

 

 

Tags:

kakavije

Poll