
Sot në gjykatën e Durrësit u mbajt seanca gjyqësore ku u dhanë masat e sigurisë për 15 të arrestuarit e djeshëm në kuadër të operacioneve “Summer” dhe “Sundimi i Ligjit”.
Bashkëshortet e disa prej të arrestuarve janë shfaqur jashtë ambienteve të komisariatit duke bërtitur. Njëra prej tyre mbante edhe foshnjën në dorë, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.
Gjatë operacionit të djeshëm u arrestuan 15 persona, 3 u shpallën në kërkim ndërsa 4 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë. Policia sekuestroi arsenal armësh, lëndë narkotike të llojit, kokainë heroinë dhe kanabis si dhe shuma parash të përfituara nga shitja e drogës. Versus.al








