AKTUALITET /

FOTO+VIDEO/ Protesta para bashkisë Tiranë, i vihet flaka hyrjes së godinës! Protestuesit hedhin molotov

Protestuesti para bashkisë kanë rrezikuar edhe punonjësit e policisë me bombat molotov të hedhura drejt godinës.

Shkruar nga B.V

FOTO+VIDEO/ Protesta para bashkisë Tiranë, i vihet flaka hyrjes

Ka përshkallëzuar sërish protesta e opozitës përballë bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov duke bërë që për një moment të merrte flakë edhe hyrja e bashkisë. Por fatmirësisht policia ndërhyri duke shuar flakët.

Protestuesit me në krye, ish-deputetin demokrat Klevis Balliu janë përplasur me policinë duke tentuar të heqin gardhin metalik që rrethon godinën e bashkisë së Tiranës.

Ashtu si në protestat e kaluara, protestuesit, kanë sjellë edhe gomat për t'i djegur teksa zyrtarë të PD, mbajnë fjalime. Versus.al

FOTO+VIDEO/ Protesta para bashkisë Tiranë, i vihet flaka hyrjes

 FOTO+VIDEO/ Protesta para bashkisë Tiranë, i vihet flaka hyrjes  

 

Poll