Sajmir Kolaveri, një prej të akuzuarve për vrasjen dhe fshehjen e kufomës së Klevis Lleshit në vitin 2020 në Mamurras, është ekstraduar sot nga Italia.
44 vjeçari akuzohet për vrasje për gjakmarrje, fshehje të kufomës, armëmbajtje pa leje dhe gjithashtu si pjesëtar i grupit kriminal që ishte organizuar për të kryer vrasjen e të riut.
Sipas hetimeve, Kolaveri ka bashkëpunuar me persona të tjerë për të transportuar dhe fshehur kufomën e të riut Klevis Lleshi. Versus.al

