AKTUALITET /

Vilat te "Secret Garden" bien pre e grabitësve, banorët: Janë 2 grupe, po bëjnë namin! Policia nuk reagon

Shkruar nga Versus

Vilat te "Secret Garden" bien pre e grabitësve, banorët:

Disa vila në kompleksin luksoz “Secret Garden” në Tiranë kanë rënë pre e grabitjeve gjatë ditëve të fundit. Banorët kanë denoncuar në media situatën e krijuar duke kritikuar mungesën e informacionit zyrtar nga ana e autoriteteve.

E vetmja gjë për të cilën ata thonë se janë informuar nga përgjegjësit e zonës është se dyshohet se autorët janë dy grupe të rinjsh. Familjet që jetojnë në rezidencat përreth kanë shprehur pasiguri dhe kërkojnë më shumë transparencë dhe masa konkrete nga policia për të garantuar sigurinë në kompleks.

Vilat te "Secret Garden" bien pre e grabitësve, banorët:

"Përshëndetje JOQ! Dua të ndaj një shqetësim. Në zonën rezidenciale afër TEG-ut, tek Secret Garden, kanë plasur grabitjet me armë. Janë bërë në 2-3 vende, me aq sa kemi marrë vesh ne banorët e rezidencave përreth. Madje, kemi shkuar në vendngjarje para se të vinte policia, e cila mbërriti rreth 30 minuta më vonë. Mirë që vijnë me vonesë, por nga ana e policisë nuk po shohim asnjë njoftim. E vetmja gjë që na është konfirmuar nga shefi i zonës është se bëhet fjalë për dy grupe me çuna. Ne banorët e rezidencave të tjera jemi të frikësuar, pasi nuk po marrim vesh çfarë po ndodh. Situata po na traumatizon familjarët dhe po krijon pasiguri të madhe në zone”- shkruan njëri prej qytetarëve që ka bërë publik rastin. Versus.al

Poll