AKTUALITET /

Zhduket drejtuesi i lartë i Gardës, familjarët: Vuan nga demenca dhe ka probleme me kujtesën

55 vjeçari prej 2 ditësh ka humbur kontaktet me familjarët e tij.

Shkruar nga Versus
Zhduket drejtuesi i lartë i Gardës, familjarët: Vuan nga demenca
Flamur Kolmarku

Flamur Kolmarku, një ushtarak karriere dhe një prej drejtuesve më të lartë të Gardës së Republikës për 2 dekada, është larguar së fundmi nga shtëpia e tij dhe ende nuk është gjetur.

Familjarët e tij dhe miqtë kanë ndarë mesazhe të shumta për ndihmë për gjetjen e tij. Ata thonë se Flamuri vuan nga demence dhe ka probleme të theksuara me kujtesën dhe prandaj nuk dihet se ku mund të ketë shkuar.

Kolmarku është një drejtues shumë i njohur i Gardës së Republikës, një agjenci qeveritare e militarizuar e Shqipërisë e mandatuar me ligj për të mbrojtur zyrtarët e lartë shtetërorë, dhe në dy dekada u ka shërbyer dhjetëra personaliteteve.

Mjekët, që e kanë trajtuar, rekomandojnë se 55 vjeçari mund të ketë shkuar pranë zonave ku ka jetuar, si Mamurras, Rubik, Rrëshen (Kurbnesh), pasi sipas tyre në këto situata zgjohet kujtesa e fëmijërisë.

Flamur Kolmarku është larguar nga shtëpia prej dy ditësh dhe për herë të fundit raportohet të jetë parë në lëvizje nga Bulqiza në drejtim të Burrelit, dhe në orët e mbrëmjes rrugës nga Burreli në drejtim të Urakës. Versus.al

Poll