
Historia e konfliktit në fshatin Progonat të Tepelenës, daton prej gati 4 vitesh, ndërsa asnjë prej institucioneve nuk reagon për ta zgjidhur.
Jo vetëm kaq, por pas interesimit të emisionit investigativ dhe përplasjes së këtyre familjeve, policia lokale shoqëron me forcë denoncuesin.
Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërritën video të këtij konflikti, ku disa banore të zonës, trashëgimtare të zonjës së ndjerë, Aishe Daci, janë nxjerrë forcërisht pa asnjë vendim gjykate, pa përmbarim apo pa polici nga Zaçe dhe Liljana Islami, të cilët pretendojnë se banesa është e familjes së Liljana Islamit (Dacit).
Një nga trashëgimtaret e Aishes, thotë se ajo dhe 2 motrat e saj janë nxjerrë me forcë nga ky çift në vitin 2022, teksa prona në fjalë që kanë edhe konfliktin, ka qenë pronë e tyre, e ka ndërtuar nëna dhe vëllai i saj, që kanë ndërruar jetë.
Më pas, është bërë një gabim në Kadastër, ku pronën në fjalë ia kanë hedhur në emrin e një komshiu, që s’ka lidhje as me Liljanën e as me Artën. Ky komshi ka bërë një deklaratë se prona është e Aishe Dacit. Versus.al

