
Shemsi Prençi është kandidatura e parë për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.
Prençi ka shfaqur interes për tu bërë pjesë për postin e kryepolicit duke nisur aplikimin me postë.
Prençi i cili ka përfunduar studimet shkencore për menaxhon strategjik të policisë ka dorëzuar edhe platforam se si duhet të reformohet organizata e uniformave blu.
Në të kaluarën ai ka drejtuar policinë e Fierit, Elbasanit, Dibrës , forcat lëvizëse operacionale etj, si dhe ka drejtuar emergjencat civile dhe ka mbajtur edhe postin e këshilltarit për sigurinë të presidentit të republikës.
Gara për postin e kryepolicit të vendit u hap pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut dhe komandimit të përkoshëm në vend të tij të Sokol Bizhgës.
Afati për dorëzimin e kandidaturave është deri të mërkurën e kesaj jave.
Më pas do të jetë komisioni i ngritur sipas udhëzimit të ministrit të brendshëm Ervin Hoxha që do të vlerësojë kush përmbush kriteret për postin e rëndësishëm./Versus.al







