
Erjon Alibej ka zbuluar detaje të pathëna më parë lidhur me organizimin e bërë nga Plarent Dervishaj për vrasjen e mbetur në tentativë të ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe për lidhjen e Dervishajt me Redjan Rrajën me të cilin ishin miq të ngushtë.
Alibej ka rrëfyer mes të tjerash se pasi ishte arrestuar në 2020-ën dhe ishte transportuar në burgun 302, kishte dëgjuar bisedën mes Viktor Ymerit të dënuar më parë për dy vrasje dhe Redjan Rrajës, të dënuarit me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit.
Sipas dëshmisë së dhënë në GJKKO, i penduari i drejtësisë pretendoi se këta dy persona kishin folur për të duke e kërcënuar me familje dhe për kreun e SPAK, Altin Dumanin të cilin e kishin ofenduar.
“Kodet e mia në aplikacionet e enkriptuara kanë qenë “Noku” në enchochat, ndërsa në Sky “Lizz” dhe “Kumi”. Me Plaurentin besoj që komunikoja me të gjitha këto kodet. Shoku i ngushtë i Arbenit ishte shumë mik me “Ilirin e cigareve”. Kam pasur dhe marrëdhënie drejtëpërdrejtë me Ilirin. Me erdhën informacione për një person në Durrës , njëri qe njihej si “Poja”. Nuk e mbaj mend mirë komunikimin e fundit me Plarentin, por ka qenë pak ditë para se të arrestohesha, 18 shtator 2020 u arrestova. Pas arrestimit tim, nuk kam patur komunikim për Plaurentin. As me Redjan Rrajën, por në burgun 302 ku unë kam qenë i akomoduar, kanë qenë dhomat e regjimit të mirë. Ngjit me dhomën time, ka ardhur Viktor Ymeri, mbi dhomën e tij ka qenë Redjan Rraja. Redjani doli nga dritarja dhe veri një bisedë me Viktorin. Më kujtohet një bisedë, sepse është institucion i vjetër dhe dëgjohet gjithçka. Viktori e pyet si po ju shkon procesi, Redjani i thotë “po interesohet shoku”. Unë e kuptova direkt që iu referua Plarentit. “Është njeri që po bën namin në SPAK, iu referonte prokurorit Altin Dumani, po flet gjithçka”. Dërgojini fjalë aty ku i dhëmb me shume i tha, te familja. Dhe përmendi “Krymin” e kishte fjalën për mua. Redjani me Viktorin më shante dhe mua dhe prokurorin”- tha Erion Alibej.
Kjo dëshmi e tij nuk mbeti pa ndërhyrjen e Dervishajt i cili foli nga kafazi duke u shprehur: Të erdhi keq për prokurorin ty, apo se tu përmend familja?
Më herët, Alibej e përshkroi Redjan Rrajën si shok të ngushtë të Dervishajt dhe tha se ai kishte këmbëngulur fort për të qenë vetë ai i pranishëm në mjetin nga ku u hap zjarr drejt makinës së Arjan Ndojës. Versus.al







