Pasi Erion Alibej hapi “kutinë e pandorës” me dëshminë e tij kundrejt Plarent Dervishajt ky i fundit, e ka ofenduar rëndë duke bërë që efektivët të ndërhynin për ta nxjerrë nga salla e gjyqit.
Dervishaj reagoi ashpër pasi Alibej rrëfeu takimet mes tyre dhe atë çfarë dinte lidhur me prokurorin që u krye ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019-ën.
“Të ishe aq trim ti, merrje hakun e vëllait. Altin Dumani t’i ka dhënë informacionet gabim djalë”- mësohet të ketë thënë mes të tjerash Dervishaj teksa u nxorr nga salla.
Më herët, Alibej rrëfeu edhe takimin e parë që kishte patur me Dervishajn dhe kodet që ky i fundit përdorte në aplikacionet e koduara si “SkyEcc” dhe “Encrochat”.
“Plarenti kishte një BMË ngjyrë blu të blinduar, shofer ka qenë i djalë tjetër, Plarenti pasagjer. Mond Çekicin nuk e njoh, e kam dëgjuar në media. Mbase Mondi ka qenë personi atë ditë për drekë, po nuk me kuhtohet mire, e kam të turbullt. Në atë takim, diskutova me Plarentin lidhur me hallet që më kishin rënë dhe arsyeja e takimit ishte për të më ndihmuar. Vetëm një here takim fizik kemi patur, komunikonim në aplikacion të enrikuptuar. Në atë periudhë kam patur Enchro chat, ka qenë periudhë që i përdorja të dyja, edhe sky ecc. Plaurenti përdorte “Barcelona” në Enchrochat, por edhe pseudonimin “Ghost”- deklaroi Alibej për të vijuar më tej me detajet sesi Dervishaj i kishte rrëfyer për planin e vrasjes së Arjan Ndojit dhe dyshimet që kishte për kundërshtarët e tij. Versus.al







