AKTUALITET /

Nëna s'i dha gji? Tragjedi me foshnjën 2-muajshe, u soll me urgjencë në Tiranë, por s'arriti të mbijetojë

E vogla ndërroi jetë pak orë pas mbërritjes në spitalin e kryeqytetit. Prokuroria e Korçës nis hetimet për të zbuluar nëse shkak ishte kequshqyerja apo një problem tjetër shëndetësor.

Shkruar nga Versus

Nëna s'i dha gji? Tragjedi me foshnjën 2-muajshe, u soll me
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasi një foshnjë vetëm 2 muajshe, e cila u transportua me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake, foshnja nuk ka mundur t’i mbijetojë gjendjes kritike dhe ka humbur jetën disa orë pas mbërritjes në kryeqytet, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burime bëjnë me dije se materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës, e cila do të hetojë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Autoritetet do të verifikojnë nëse vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e kequshqyerjes apo nga ndonjë problem tjetër shëndetësor që ajo mund të ketë pasur që në lindje.

Poll