AKTUALITET /

Shpërthim me tritol në Lezhë, në shënjestër makina e agjentit të policisë

Mjeti u dëmtua rëndë nga shpërthimi në orët e para të mëngjesit; policia nis hetimet dhe po verifikon nëse ngjarja lidhet me detyrën e efektivit.

Shkruar nga Versus

Shpërthim me tritol në Lezhë, në shënjestër makina

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lezhës, ku një automjet në pronësi të një efektivi policie është dëmtuar rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli dyshohet se i është vendosur mjetit që i përket efektivit me inicialet G.Gj., i cili shërben në strukturat e Policisë së Lezhës. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa automjeti është shkatërruar në një masë të madhe.

Shpërthim me tritol në Lezhë, në shënjestër makina

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Autoritetet po punojnë për dokumentimin e ngjarjes, ndërsa po hetohet edhe mundësia që shpërthimi të lidhet me detyrën e efektivit të policisë.

Poll