AKTUALITET /

AKU bllokon tonelata me produkte të ''Sori AL'', ja çfarë konsumuan studentët që u helmuan (Menuja)

Gatimi bëhej në ambientet e kompanisë dhe jo në Akademinë e Sigurisë.

Shkruar nga Versus

AKU bllokon tonelata me produkte të ''Sori AL'', ja

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zbarkoi në kompaninë ‘’Sori AL’’ e cila me ushqimet e saj helmoi 56 studentë të Akademisë së Sigurisë. Nga kontrollet e ushtruara rezultoi se ushqimi që shërbehej për studentët nuk gatuhej në ambientet e Akademisë së Sigurisë, por transportohej i gatshëm nga kuzhinat e “Garnizonit Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë, ku operon edhe subjekti “Sori-Al”.

Gjithashtu u mësua menuja si pasojë e të cilës mësohet se janë helmuar studentët. Menuja përbëhej nga: sallatë perime të ziera, gjellë patate / tavë me presh, makarona / pilaf, mish, biskota, banane dhe bukë.

Deri më tani, AKU ka vendosur bllokimin e tonelatave me produkte të ‘’Sori AL’’ dhe gjobitjen e subjetit me 200 mijë lekë. Versus.al

Poll