AKTUALITET /

''Metamorfoza'', i ekstraduari nga Zvicra dëshmon për vr*sjen e Gjin Ndojit: E kam vëlla, s'di gjë për krimin

Shkruar nga Versus
''Metamorfoza'', i ekstraduari nga Zvicra dëshmon
Jozi Kraja

Jozi Kraja, 37 vjeçari i cili u ekstradua nga Zvicra në janar të këtij viti ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme në kuadër të procesit ''Metamorfoza''. 

Kraja i cili dyshohet se ka qenë personi që ka siguruar armët për tentativën e vrasjes ndaj vëllezërve Durim e Valter Bami ka dëshmuar lidhur me vrasjen e Gjin Ndojit të ndodhur më 8 gusht të vitit 2020. 

''Gjin Ndoj e kam vëlla. Nuk kam dijeni fare për vrasjen e vëllait tim. Kam qenë në burg në Zvicër. Më kanë thënë që vëllai im ka vrarë veten. Më ka thënë nëna. Nuk jam pyetur ndonjëherë për këtë ngjarje dhe as nuk dua të pyetem. Kam qenë dhe vazhdoj të jem në burg''- u shpreh Kraja. Versus.al

Poll