AKTUALITET /

''S'duhet të shqetësojmë qytetarët'', Hita me rregulla të reja për mënyrën e përcjelljes së informacionit

Shkruar nga Versus

''S'duhet të shqetësojmë

Drejtori i ri i policisë, Skënder Hita në konferencën për mediat foli lidhur me masat e reja të ndërmarra lidhur me përmirësimin e mënyrës së komunikimit me qytetarët. Hita deklaroi se të dhënat statistikore do të publikohen rregullisht dhe do jenë të aksesueshme në faqen zyrtare.

Sipas tij qëllimi është rritja e transparencës dhe të ndryshohet mënyra e përcjelljes së informacionit duke mos shqetësuar qytetarët.

"Së pari, të gjitha të dhënat statistikore mujore dhe vjetore mbi kriminalitetin dhe sigurinë publike do të jenë të aksesueshme në mënyrë të plotë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Së dyti, për ngjarjet në dinamikë, titullarët e Policisë në vendngjarje do të japin informacionin e nevojshëm për mediat dhe publikun, në kohë reale dhe të shoqëruar dhe me informacionin paraprak nga zëdhënësi i Policisë. Kjo praktikë tashmë ka nisur dhe do të konsolidohet më tej.

Së treti, drejtuesit e drejtorive vendore të Policisë, me stafet e tyre, do të zhvillojnë konferenca mujore për të bërë transparente punën, rezultatet dhe sfidat në çdo qark.

Së katërti, për ngjarje me impakt të lartë publik apo operacione të rëndësishme policore, Policia e Shtetit do të informojë në kohë dhe në mënyrë të plotë, nëpërmjet kanaleve zyrtare", tha Hita. Versus.al

Poll