Një banesë u përfshi nga flakët në qytetin e Gjirokastrës. Nga zjarri ka pasur dëme materiale, ndërkohë kanë shpëtuar banorët e banesës.
Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë në lagjen Pllakë, ku zjarri u konstatua në katin e dytë të banesës.
Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi i shërbimit zjarrfikës dhe u konstatua se flakët ishin shkaktuar si rezultat i një defekti në bombulën 5 kg me gaz që ndodhej në ballkonin e banesës dhe përdorej për gatim.
Nga zjarri i rënë u dogjën disa orendi që ndodheshin në ballkon.
Zjarrëfikësit arritën të bënin neutralizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit duke mos lejuar depërtimin e tij në banesë.







