AKTUALITET /

GJKKO lë në burg të ekstraduarit nga Dubai, Dervishaj dhe Meçaj habisin me deklaratat gjatë seancës: Kemi ardhur vetë

Dervishaj akuzohet si organizatori i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji në 2019, ndërsa Meçaj akuzohet për vrasjen e për vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit

Shkruar nga M.H

GJKKO lë në burg të ekstraduarit nga Dubai, Dervishaj dhe

GJKKO ka lënë në fuqi masën 'arrest në burg' për dy shtetasit e ekstraduar nga Dubai, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn.

Dervishajt iu ngarkuan 2 masa sigurie ‘arrest me burg’, që janë vendosur për të në mungesë, për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames dhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019.

Ndërsa Mecajt iu ngarkua masa 'arrest me burg' për ngjarjen e 2019, ku në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksander Lahos i njohur si “Rrumi”, humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Në seancën ku ishte i pranishëm si përfaqësues i SPAK drejtuesi Altin Dumani, nuk është bërë me dije mënyra se si dy të shumëkërkuar iu dorëzuan autoriteteve shqiptare, ndërsa më herët avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet.

Dervishaj dhe Mecaj kanë çuditur kur janë shprehur para gjyqtares Rudina Palloj se kanë ardhur vetë për tu përballur me drejtësinë.

Ata madje kërkuan lehtësimin e masës së sigurisë në 'arrest shtëpie' me supozimin se nuk kishin në plan të iknin./ Versus.al

Poll