AKTUALITET /

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK çon për gjykim Ramazan Rrajan, Plaurent Dervishajn dhe 7 të tjerë

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen ndaj disa prej emrave të njohur të krimit për ngjarje të ndryshme kriminale duke nisur nga atentati i bërë ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja në 2019-ën.

Shkruar nga B.V
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK çon për gjykim Ramazan
Ish-prokurori Arjan Ndoja dhe vendi ku i është bërë atenati

Tiranë- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për atentatin e 2019-ës ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të porositësve Plarent Dervishaj dhe Ramazan Rraja si dhe 7 bashkëpunëtorëve të tyre.

Pjesa më e madhe e të pandehurve, anëtarë të bandës së Durrësit akuzohen për pjesëmarrje në grup kriminal dhe sigurimi i kushteve për vrasje.

Konkretisht janë dërguar për gjykim edhe Julian Meçaj, Amar (Dritan) Shkëmbi, Endrit Sinani, Bledar Polovina, Genti Nderjaku (Kili), Bashkim Haxhiaj dhe Julian Pjetri.

Ngjarja ndodhi në 1 nëntor të vitit 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës ku disa persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet tip “Benz” hapën zjarr në drejtim të automjetit në të cilin udhëtonte ish-prokurori Arjan Ndoja, Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe Andi Maloku, shoferi.

Ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho mbetën të plagosur. Sipas hetimeve të SPAK, Plarent Dervishaj dhe Ramazan Rraja kanë qenë porositësit e atentatit ndërsa të tjerët kanë bashkëpunuar duke siguruar kushtet e nevojshme për vrasjen e ish-prokurorit dhe Aleksandër Lahos.

“Më konkretisht, gjatë hetimit janë grumbulluar prova që provojnë se të pandehurit Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja dhe Endrit Sinani, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), vepra të kryera para datës 01.11.2019.

Gjithashtu, provat e mbledhura gjatë hetimit kanë evidentuar faktin penal se shtetasit Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri, kanë konsumuar elementët e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), Vullnet Muça (alias Muharremi), Genci Maloku dhe Arben Mërkuri (Maneci), për periudhën pas ngjarjes së datës 01.11.2019 (episod i konsumuar pas ngjarjes së datës 01.11.2019)”- thuhet në njoftimin e SPAK. Versus.al

Poll