
Ditën e vendimit në Apelin e Posaçëm ku SPAK nuk heq dorë për të dënuar Safet Gjicin me 4 vite e 6 muaj burg, ky i fundit sëmuret teksa do ta presë vendimin në një spital privat në kryeqytet.
Mësohet se ish-kryebashkiaku i Kukësit, prej 2 muajsh, ndodhet i shtruar në sptial, për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon dënimin e tij për veprën penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë për Alma Kaçin, SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 5 muaj burg. Të dy përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Prokurori nuk ishte dakort me ndryshimin e akuzës dhe uljsn e dënimit që u bë nga Gjykata e shkallës së parë. Avokati i Safet Gjicit kërkoi pafajësi kërkesa për të cilat Apeli i Posaçëm do të japë vendim këtë të hënë në orën 14:00.
Në seancën e mbajtur pak ditë më parë, Kaçi nuk ishte e pranishme si dhe nuk u përfaqësua nga ndonjë avokat, teksa togat e zeza i caktuan mbrojtës kryesisht Arben Pecin i cili kërkoi pafajësi. Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar ish-kryebashkuakun Gjici me 3 vite burg vetëm për shpërdorim detyre me gjykim të shkurtuar. Alma Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg që u reduktua nga gjykimi i shkurtuar me 1 vit burg për prostitucion. Versus.al







