AKTUALITET /

Gjykata gjermane jep dënimin më të rëndë për vrasësin e boksierit shqiptar Besar Nimani

Sipas Gjykatës Huseyin së bashku me personin që ndodhet në arrati kanë planifikuar mirë vrasjen e Besar Nimanit.

Shkruar nga Versus
Gjykata gjermane jep dënimin më të rëndë për
Besar Nimani

Gjermani- Gjykata në Bielefeld ka dënuar me burgim të përjetshëm 34 vjeçarin Hüseyin Akkurt për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimanit më 9 mars 2024.

I dyshuari tjetër për vrasjen e Nimanit është akoma në arrati.


Huseyin nuk është shprehur gjatë procesit gjyqësor dhe nuk ka dhënë asnjë motiv pse e ka kryer vrasjen, por Gjykata ka gjetur prova të mjaftueshme për dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Kujtojmë që në fund të muajit shkurt teksa po zhvillohej një seancë gjyqësore në ngarkim të Huseyin kishte të shtëna më armë zjarri ku mbetën të plagosur katër persona në mesin e tyre dhe babai i të dënuarit.

Policia gjermane arrestoi vëllain dhe motrën e Besar Nimant të cilët dyshohet se kanë shtënë në shenjë hakmarrje. Ata janë nën masë arresti por akoma nuk ka ndonjë akuzë për dy të arrestuarit. /Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: