AKTUALITET /

“Nuk kisha lidhje me të”/ I riu për të cilin u bë xheloz ish i dashuri vrasës tregon bisedën e fundit me Ilaria Sulën

Megjithatë, roli i tij nuk është i parëndësishëm: është pikërisht fotografia e tij, ajo që Mark Samson dërgon nga telefoni i Ilarias, pas vrasjes, për të krijuar përshtypjen se ajo ishte ende gjallë dhe për të fabrikuar një takim të rremë romantik me këtë djalë.

Shkruar nga Versus

“Nuk kisha lidhje me të”/ I riu për të cilin u

Një nga djemtë që Ilaria Sula, studentja 23-vjeçare nga Terni, kishte njohur së fundmi përmes aplikacionit Tinder, është përfshirë pa dëshirë në përpjekjet e Mark Samson për të devijuar hetimet pas vrasjes së saj, shkruan La Repubblica.

“Kur shoqet e Ilarias më shkruajtën duke më pyetur nëse isha me të, u shqetësova dhe kuptova se dikush po përpiqej të më përfshinte në këtë histori, edhe pse unë nuk kisha asnjë lidhje”, tregon i riu, i cili kërkon të mbetet anonim për të ruajtur privatësinë e tij.

Megjithatë, roli i tij nuk është i parëndësishëm: është pikërisht fotografia e tij, ajo që Mark Samson dërgon nga telefoni i Ilarias, pas vrasjes, për të krijuar përshtypjen se ajo ishte ende gjallë dhe për të fabrikuar një takim të rremë romantik me këtë djalë.

“Ishte një njohje e sapo nisur,” – thotë ai. “E takova të dielën, vetëm pak ditë para vrasjes. Biseduam pak, më tha se sapo kishte përfunduar një lidhje”. Më pas, Ilaria humbi kontaktet me të afërmit dhe miqtë, të cilët nisën ta kërkonin.

Disa ditë më vonë, shoqet e saj i dërguan të riut një foto të tij me kraharor të zbuluar në një lëkundëse, e dërguar nga telefoni i Ilarias. Ishte pikërisht ajo foto që Samson, duke u shtirur si Ilaria, e kishte dërguar mikeshës së saj më të mirë, Maria Sofia, duke i thënë: “U pamë sot pasdite jashtë La Sapienza dhe më pyeti nëse doja të dilnim. Po fle këtu.” Mesazhit i bashkëngjiti foton në orën 19:42, për ta bërë skenarin më bindës.

Maria Sofia shoqja e Ilarias dyshoi kur kërkoi vendndodhjen dhe “Ilaria” iu përgjigj: “Nuk mundem. Jam praktikisht në Napoli.” Dyshimet u shtuan dhe shoqet kontaktuan drejtpërdrejt djalin e fotos.

“Më pyetën ku ishte Ilaria – në atë moment dukej sikur isha i përfshirë, por unë nuk kam pasur kurrë kontakt të vërtetë me të, nuk i kam dëgjuar as zërin,” tregon ai. “Vendosa të bashkëpunoj menjëherë, u shpjegova shoqeve dhe vëllait të saj se Ilaria nuk ka qenë kurrë me mua. Ndoshta për Samsonin ishte më e besueshme të thoshte se ajo ishte larguar në një rajon tjetër, sepse unë jam nga Campania.”

Ai përfundon duke thënë: “Nuk kam pasur kurrë një lidhje emocionale me të, por ndjej një trishtim të thellë për atë që ndodhi.” /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: