Emigrantët që u shpëtuan në Detin Mesdhe dhe do të qëndronin në Shqipëri, në kampin në Gjadër janë kthyer sërish në Itali. Deri më tani është kofirmuar largimi i 43 shtetasve të tjerë dhe i është lejuar qëndrimi vetëm njëri prej tyre.
Refugjatët që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare kanë zhvilluar një video konferencë me Gjykatën Italiane, të cilët vlerësuan se qëndrimi i tyre në Shqipëri është i pamundur
Të huajt tani kanë 7 ditë për të apeluar refuzimin e kërkesës së tyre. Vendimet për vleftësimin e paraburgimeve priten të premten.
"Siç prisnim - raporton Komiteti për Azilin dhe Emigracionin - rezultatet e kërkesave për azil ishin të gjitha negative, sepse ato u konsideruan "qartësisht të pabazuara". Vetëm një person nuk u refuzua, dhe do të dëgjohet në procedurë të zakonshme"
Dy ditë më parë u kthyen fillimisht pas 5 refugjatë, pasi tre prej tyre ishin të mitur, ndërsa pas kontrolleve, dy të tjerët kanë rezultuar me probleme shëndetësore./Versus.al/







