AKTUALITET /

Goditet “foleja e prostitucionit” në Elbasan, në pranga 7 kolumbiane e spanjolle

Shkruar nga Versus

Goditet “foleja e prostitucionit” në Elbasan, në pranga 7

Elbasan- Shtatë persona nga Spanja dhe Amerika e Jugut janë arrestuar në disa lagje të ndryshme të qytetit nën akuzën e veprës penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”.

Në pranga kanë rënë kolumbianët: A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, dy spanjollet S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe dhe një venezueliane A.R, 38 vjeçe.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy vajza nga Peruja për të njëjtën akuzë. Ato ushtronin veprimtarinë e paligjshme në lagje të ndryshme të Elbasanit dhe e reaklamonin në faqet online.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 43 000 lekë, 2 780 euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë. Versus.al

 

 

Poll