AKTUALITET /

Goditi 50 herë me grushte zjarrfikësin italian e i shkaktoi vdekjen, dënohet me 12 vite burg shqiptari

Në hapje të seancës Klajdi Mjeshtri i ka dërguar edhe një mesazh falje familjes së viktimës: “Nuk e kisha imagjinuar se do të përfundonte kështu”. Familja e viktimës e pakënaqur me vendimin

Shkruar nga Versus

Goditi 50 herë me grushte zjarrfikësin italian e i shkaktoi vdekjen,

Dënohet me 12 vite heqje lirie Klajdi Mjeshtri, i riu shqiptar, i cili në qershor të vitit të kaluar dhunoi për vdekje Giuseppe Tucci, 34 vjeç.

Ngjarja ndodhi më 11 qershor 2023 jashtë një lokali nate. Mjeshtri, 28 vjeç, debatoi me zjarrfikësin 34-vjeçar dhe shkak i sherrit u bë një vajzë.

Familja e viktimës u shpreh e pakënaqur me vendimin e Gjykatës.

Goditi 50 herë me grushte zjarrfikësin italian e i shkaktoi vdekjen,

“Çfarë vendimi i neveritshëm, është turp”, thanë të afërmit e tij.

Ndërsa nëna e Giuseppe  tha:”Jeta e djalit tim nuk mund të vlejë kaq pak”.

Goditi 50 herë me grushte zjarrfikësin italian e i shkaktoi vdekjen,

Prokurori publik Davide Ercolani kishte kërkuar dënimin maksimal për Mjeshtrin.

Avokatët mbrojtës të shqiptarit, Massimiliano Orrù dhe Piero Ippoliti, argumentuan se shqiptari nuk veproi i shtyrë nga dëshira për të vrarë, por u përfshi në një sherr me zjarrfikësin dhe kërkuan që krimi të klasifikohej si vrasje nga pakujdesia.

Në hapje të seancës Mjeshtri i ka dërguar edhe një mesazh falje familjes së viktimës: “Nuk e kisha imagjinuar se do të përfundonte kështu”

Pas ngjarjes, familja e Giuseppe Tucci dha aprovimin e saj për dhurimin e organeve të 34-vjeçarit, siç kishte qenë dhe dëshira e tij, duke bërë që edhe pas vdekjes të mund të kontribuojë në shpëtimin e jetëve të tjera.

Poll