AKTUALITET /

Grabitën punonjësin e karburantit dhe taksistin, arrestohet 23 vjeçarja, në kërkim bashkëpunëtori i saj (EMRAT)

Dy të rinjtë kanë kryer vjedhjet gjatë muajit maj.

Shkruar nga Versus

Grabitën punonjësin e karburantit dhe taksistin, arrestohet 23

Lezhë- Policia ka arrestuar një 23 vjeçare në Kurbin e cila së bashku me 29 vjeçarin Emiljan Nikollin dyshohet të kenë grabitur një taksist dhe një punonjës karburanti gjatë muajit maj.

E reja Flogerta Koçi akuzohet se në fshatin Fushë Mamurras të Kurbinit, në bashkëpunim me Nikollin kanë grabitur taksistin ku ajo ishte pasagjere duke e kanosur me armë zjarri.

Ndërsa më datë 10 maj, i riu i cili është shpallur në kërkim ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në Fushë Gjomë dhe duke kërcënuar punonjësin, në bashkëpunim me 23 vjeçaren, i kanë marrë xhiron ditore.

Policia po punon për të kapur Emiljan Nikollin. Versus.al

Poll