AKTUALITET /

Grabitet gjatë natës shkolla në Lezhë, hajdutët marrin regjistrat dhe shuma parash

Raportohet se grabitësit kanë marrë me vete dhe kamerat e sigurisë së bashku me serverin e pamjeve filmike të shkollës.

Shkruar nga Versus

Grabitet gjatë natës shkolla në Lezhë, hajdutët marrin

Lezhë- Një shkollë 9 vjeçare në Gjadër është grabitur gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas Repurt Tv, mësohet se grabitësit kanë thyer xhamat dhe kanë arritur të marrin regjistrat e klasave të ndryshme, një shumë parash, gjithashtu dhe kamerat me serverin e pamjeve filmike.

Ndërsa në një reagim të mëvonshëm të policisë, thuhet se është konstatuar vetëm xhami i thyer, duke mohuar të ketë pasur grabitje të sendeve materiale apo shumave të parave. 

"Rreth orës 08:00, jemi njoftuar nga  personeli i shkollës 9-vjeçare "Gjovalin Gjadri" në Gjadër, se kishin konstatuar xhamin e dritares së katit të dytë të thyer. Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se në ambientet e brendshme të shkollës  nuk ka hyrë asnjë person  si dhe nuk është vjedhur apo dëmtuar asnjë material i brendshëm i shkollës"- njoftojnë blutë e qytetit. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

Poll