AKTUALITET /

Grabitet me armë pika e këmbimit valutor në Tiranë! Autori merr 120 mijë lekë dhe ia mbath

Ngjarja ka ndodhur brenda një qendre tregtare.

Shkruar nga Versus
Grabitet me armë pika e këmbimit valutor në Tiranë! Autori
Vendi ku ndodhi ngjarja dhe foto e grabitësit me kapuç

Tiranë- Një pikë këmbimi valutor në zonën “5 Maji” është grabitur me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Mësohet se një person i armatosur hyri në pikën e këmbimit që ndodhej brenda qendrës tregtare dhe mori 120 mijë lekë nën kërcënimin e armës. Autori ishte me kapuç dhe jelek. 

Pas ngjarjes, u largua me një motor që e kishte parkuar jashtë qendrës tregtare. Ndërkohë, policia po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorin. Versus.al

Poll