AKTUALITET /

Grabitje 'spektakolare' në një market të Lezhës, hajdutët marrin kasafortën me 30 mln lekë

Kamerat e sigurisë kanë siguruar momentin kur autorët hyjnë nga dera e pasme të marketit.

Shkruar nga Versus

Grabitje 'spektakolare' në një market të Lezhës,

Lezhë- Një market ushqimor ka rënë pre e grabitjes së disa personave në orët e para të mëgjesit të sotëm. Mësohet se grabitësit kanë hyrë nga dera e pasme e marketit dhe marrë kasafortën e cila raportohet se kishte brenda saj shumën prej 30 milionë lekësh të vjetra.

Kamerat e sigurisë kanë arritur të shquajnë veprimet e autorëve, disa prej të cilëve të identifikuar tashmë. Policia ka sekuestruar materialet filmike dhe po punon për kapjen e autorëve përgjegjës për grabitjen në ‘Ishull’ të Lezhës. Versus.al

Tags:

grabitje