Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për për ish shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj dhe të afërmit e tij. Seanca maratonë prej 5 orësh për ish shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, familjarët e tij dhe personat e tjerë të akuzuar për “kontrabandë mallrash”, “mosdeklarim të ardhurash”, “pastrim parash” dhe “ushtrim pa licensë të aktiviteteve financiare” caktoi dënimet që do të vuajnë, sipas veprave.
SPAK, kërkoi më herët dënimin e ish-shoferit të drejtorit të Policisë Ardi Veliu, bashkë me familjen e tij, gruan dhe dy vajzat, pasi e gjithë familja u vendos nën akuzë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
U dënuan:
Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku- me nga 11 vite, në gjykim të shkurtuar 7.5 vite
Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja Elda Idrizaj- 8 vite, me gjykim të shkurtuar 5.7 vite
Vajza e madhe e Sokol Idrizaj Egi Idrizaj me 7 vite, 4.7 vite me gjykim të shkurtuar dhe u aplikua neni 59.
Vajza e vogël, Bora Idrizaj 2 vite, u aplikua nëni 59 (pezullim dënimi)
Vangjush Kasharra pafajësi për “fshehje të të ardhurave”.
Tomorr Baruti- 2 vite, me gjykim të shkurtuar 1.4 vite dhe u aplikua neni 59.
Gentian Aga dhe Alid Shehi janë ndarë nga grupi që përbëhej me 12 persona dhe po gjykohen në proces të zakonshëm.
Në maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e çiftit u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal. Në kuadër të këtij procedimi u në total u arrestuan 12 persona.
Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara që ka dyqanin qendror në Tiranë.
Verifikimet e SPAK treguan se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme, kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe 35.000 franga. /Versus.al/







