Burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëjnë me dije se janë duke u bërë përgatitjet për hapjen dhe rinumërimin e kutive të votimit në qarkun e Tiranës.
Burimet gjithashtu sqarojnë se duhen rreth 10 ditë për të ngritur të gjithë infrastrukturën teknike dhe njerëzore të nevojshme për zhvillimin e procesit.
Aktualisht po shqyrtohet mundësia që rinumërimi i kutive për qarkun e Tiranës dhe atë të Dibrës të zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik.
“Na duhen rreth 10 ditë kohë të përgatisim gjithë infrastrukturën njerëzore dhe teknike për këtë proces. Po mendohet që rinumerimi i qarkut Tiranë dhe kutive të qarkut të Dibrës të bëhet në Parkun Olimpik.”- thuhet nga KQZ.
Kutjojmë se ditën e djeshme KAS dha vendimin për t’u rinumëruar rreth 1200 qendra votimi në kryeqytet. Tirana pritet të sjellë zhvillime interesante. Versus.al







