Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, është thirrur sot në SPAK, ndërsa në dalje, pasi qëndroi gati 1 orë, tha se ishte për një çështje periferike pa i dhënë asnjë detaj më shumë medias.
Por burime për media bëjnë me dije se deputeti Këlliçi është pyetur për financimin e kuvendit të Rithemelimit, mbajtur më 11 dhjetor të vitit 2021 në stadiumin Air Albania.
Ai ishte një nga organizatorët e Kuvendit, ku Berisha shkarkoi Lulzim Bashën dhe mori drejtimin e PD-së.
Organizatorë të tjerë ishin edhe Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i PD-së, dhe deputetja Albana Vokshi.
Hetuesit e kanë pyetur Këlliçin se kush e financoi këtë aktivitet, kush ka paguar për organizimin e tij, nëse shpenzimet janë mbajtur apo jo sipas kërkesave ligjore dhe nëse janë deklaruar sipas ligjit
Hetimi pasuror nisi paralelisht me hetimin e aferës Partizani, proces që tashmë është në gjykim, me të pandehur për korrupsion edhe vetë ish-kryeministrin Berisha.
Belind Këlliçi teksa paraqitet sot në SPAK:
View this post on Instagram

