Live Updates /

La fëmijët pa ngrënë, e ëma e të miturve: Nuk i kam braktisur isha në punë! Ish-vjehrra: I harxhon lekët për luks!

*Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme në zonën e plazhit të Durrësit, në lagjen 13. *Tre fëmijë të mitur u gjetën vetëm në apartamentin ku banonin me nënën e tyre. rastin e denoncoi gjyshja e tyre, ish-vjehrra e 33 vjeçares Blerina Basha e cila sipas mediave është e ëma e të miturve. *Kjo e fundit është shoqëruar në polici dhe për të ka nisur hetimi për veprën penale “keqtrajtimi i të miturve”. *Burime bëjnë me dije se shkaku i braktisjes së 3 fëmijëve nga nëna e tyre, ka qenë një konflikt mes saj dhe gjyshes të të miturve e cila ka kërkuar t’i marrë në kujdestari. *Basha thotë se ka punuar me dy turne për të siguruar jetesën e fëmijëve, pasi nuk ka pasur asnjë mbështetje familjare në Shqipëri. *Ish-vjehrra e të resë ka pretenduar se ajo dhe djali i saj, babai i tre fëmijë, e kanë ndihmuar me shuma monetare dhe janë përgjigjur gjithmonë për fëmijët, por ka qenë vetë 33-vjeçarja e cila nuk i menaxhonte dhe i shpërdoronte paratë që ia dërgonin nga Italia.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme në zonën e plazhit të Durrësit, në lagjen 13. *Tre fëmijë të mitur u gjetën vetëm në apartamentin ku banonin me nënën e tyre. rastin e denoncoi gjyshja e tyre, ish-vjehrra e 33 vjeçares Blerina Basha e cila sipas mediave është e ëma e të miturve. *Kjo e fundit është shoqëruar në polici dhe për të ka nisur hetimi për veprën penale “keqtrajtimi i të miturve”. *Burime bëjnë me dije se shkaku i braktisjes së 3 fëmijëve nga nëna e tyre, ka qenë një konflikt mes saj dhe gjyshes të të miturve e cila ka kërkuar t’i marrë në kujdestari. *Basha thotë se ka punuar me dy turne për të siguruar jetesën e fëmijëve, pasi nuk ka pasur asnjë mbështetje familjare në Shqipëri. *Ish-vjehrra e të resë ka pretenduar se ajo dhe djali i saj, babai i tre fëmijë, e kanë ndihmuar me shuma monetare dhe janë përgjigjur gjithmonë për fëmijët, por ka qenë vetë 33-vjeçarja e cila nuk i menaxhonte dhe i shpërdoronte paratë që ia dërgonin nga Italia.

3 Postime
5 ORE ME PARE

Ish-vjehrra dhe 33-vjeçarja që braktisi fëmijët përballen live: Shkoje bëje 400 mijë lekë flokët kaçurrela bionde, fryje buzët e ngrije vetullat

La fëmijët pa ngrënë, e ëma e të miturve: Nuk i
Fotomontazh/ Fëmijët e 33-vjeçares dhe Blerina Basha

Një përballje live ka ndodhur së fundmi në emisionin me “Zemër të Hapur” mes 33-vjeçares Blerina Basha dhe ish-vjehrrës së saj, ku kjo e fundit e akuzon të renë se ka braktisur dhe i ka lënë të jetojnë në kushte mizerabël tre fëmijët e saj.

Ish-vjehrra e të resë ka pretenduar se ajo dhe djali i saj, babai i tre fëmijë, e kanë ndihmuar me shuma monetare dhe janë përgjigjur gjithmonë për fëmijët, por ka qenë vetë 33-vjeçarja e cila nuk i menaxhonte dhe i shpërdoronte paratë që ia dërgonin nga Italia.

“Kam moshë më të madhe se ajo dhe ajo duhet të më dëgjojë mua. Kur unë shkoja në shpi dhe nuk e gjeja zonjën , kjo shkonte parukeri dhe bënte 300 mijë 400 mijë flokët me kacurrele bionde. Vjehrra ja ka prerë pashaportat dy herë, ajo i ka bërë lekët rrush e kumbulla, e me qerpikë dhe thonj. Kishe lekë ti të bëjë qerpikët, të fryje buzët, të ngrije vetullat.

Çfarë nënë je ti. Si le gjumë ti në atë gjendje? Mirë fëmijët. Po më plas zemra. Më plase Blerina, më more në qafë tre fëmijë, tre yje. Sa në itali thanë këta s’janë shqiptarë, por amerikanë, e flasin anglishten perfektë”, ka thënë ajo, ndërkohë që vetë 33-vjeçarja ka vijuar me akuzat ndaj ish-vjehrrës duke theksuar për të disatën herë se e kanë futur në kurth dhe se asnjëherë nuk i ka braktisur fëmijët e saj.

Sipas Blerinës, ditën e djeshme, ndryshe nga sa është raportuar nëpër media dhe denoncuar nga ish-vjehrra në Polici, ajo ka qenë në punë.

7 ORE ME PARE

Braktisja e tre fëmijëve të mitur në Durrës, zbardhet dëshmia e nënës: Kërkova ndihmë nga bashkia, por nuk mora asnjë mbështetje!

La fëmijët pa ngrënë, e ëma e të miturve: Nuk i
Blerina Basha, situata brenda apartamentit ku u gjetën fëmijët e mitur

Blerina Basha, nëna e tre fëmijëve që dyshohet se janë braktisur ndërkohë që rezultonin të infektuar me zgjebe, ka reaguar duke mohuar akuzat dhe duke sqaruar rrethanat e vështira sociale e ekonomike në të cilat ndodhej.

Në deklaratën e saj, Basha thotë se ka punuar me dy turne për të siguruar jetesën e fëmijëve, pasi nuk ka pasur asnjë mbështetje familjare në Shqipëri. Sipas saj, prindërit jetojnë në Francë dhe nuk ka të afërm që ta ndihmojnë për kujdesin ndaj fëmijëve.

Ajo shpjegon se në vitin 2025, pas një propozimi nga ish-bashkëshorti, u bashkuan përkohësisht për të shkuar në Itali, ku ai përgatiti dokumentet për fëmijët. Më pas, sipas saj, ish-bashkëshorti vendosi të largohej dhe ia la fëmijët asaj, duke i kërkuar të qëndronte me të, gjë që ajo refuzoi.

Basha thotë se u kthye në Shqipëri për procedura dokumentesh dhe, duke mos dashur të ndahej nga fëmijët, i mori me vete dhe i regjistroi në shkollë. Në nëntor të vitit të kaluar, sipas saj, shkolla e njoftoi për mungesat e dy djemve, pasi ajo nuk kishte mundësi t’i çonte çdo ditë për shkak të punës. Në të njëjtën periudhë, fëmijët u diagnostikuan me zgjebe.

Sipas deklaratës, ish-bashkëshorti i ka dhënë vetëm 180 mijë lekë të vjetra si ndihmë për tre fëmijët, një shumë që, sipas saj, nuk mjaftonte për nevojat bazë.

Deklarata e plotë e Blerina Bashës: 

Kam punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, sepse nuk kam pasur asnjë mbështetje familjare. Prindërit e mi jetojnë në Francë dhe nuk kam asnjë të afërm këtu që të më ndihmojë për kujdesin ndaj tyre.

Në vitin 2025, ish-bashkëshorti më propozoi të bashkoheshim për të ikur në Itali. U bashkuam dhe ai u përgatiti dokumentet fëmijëve. Në shtator më tha se nuk do të qëndronte më në Itali dhe m’i la fëmijët mua. Më kërkoi të rrija me të, duke thënë se nuk i mbante dot vetëm.

Unë qëndrova rreth tre muaj në Shqipëri për procedurat e dokumenteve dhe, sepse nuk mund të rrija pa fëmijët, i mora me vete për t’u kthyer. Diskutuam që fëmijët të qëndronin me të atin në Itali, por unë nuk mund t’i lija larg, ndaj i mora dhe i regjistrova në shkollë këtu.

Në nëntor vjet, shkolla më njoftoi se dy djemtë nuk po shkonin në shkollë, pasi nuk kisha mundësi t’i çoja çdo ditë. Në atë periudhë, fëmijët rezultuan edhe me zgjebe. U komunikova situatën dhe kërkova ndihmë nga bashkia, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve sociale që të merrnin masa për rastin tim.

Bashkia nuk ka vepruar. Më thirrën në shkollë për mungesat e fëmijëve dhe u shpjegova se nuk kam mundësi të qëndroj e mbyllur në shtëpi me ta, pa punuar. U thashë se, nëse do të më ndihmonin konkretisht me shërbime sociale, do të qëndroja me fëmijët, por në kushtet kur nuk kishte ndihmë reale, isha e detyruar të punoja.

Nuk qëndrova tek ish-bashkëshorti, sepse nuk mund të jetoj me një person nga i cili jam e ndarë. Ai më ka dhënë vetëm 180 mijë lekë të vjetra si ndihmë për tre fëmijët, një shumë që nuk më mjaftonte, ndaj nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të shkoja në punë./Versus.al

 

 

8 ORE ME PARE

Ish-vjehrra denoncon të renë në Durrës: Braktisi 3 fëmijët, apartamenti rrëmujë! 33 vjeçarja: Më ngriti kurth

La fëmijët pa ngrënë, e ëma e të miturve: Nuk i
Blerina Basha, situata brenda apartamentit ku u gjetën fëmijët e mitur

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme në zonën e plazhit të Durrësit, në lagjen 13. Tre fëmijë të mitur u gjetën vetëm në apartamentin ku banonin me nënën e tyre. rastin e denoncoi gjyshja e tyre, ish-vjehrra e 33 vjeçares Blerina Basha e cila sipas mediave është e ëma e të miturve.

Në videon e publikuar, shihet një rrëmujë totale në apartamentin ku ish-vjehrra e 33 vjeçares ka shkuar dhe u flet fëmijëve për të cilët thotë se janë braktisur nga Blerina Basha, ish-bashkëshortja e djalit të saj.

Kjo e fundit është shoqëruar në polici dhe për të ka nisur hetimi për veprën penale “keqtrajtimi i të miturve”. Burime bëjnë me dije se shkaku i braktisjes së 3 fëmijëve nga nëna e tyre, ka qenë një konflikt mes saj dhe gjyshes të të miturve e cila ka kërkuar t’i marrë në kujdestari.

Megjithatë në dëshminë që ka dhënë në polici, 33 vjeçarja pretendon se ky ka qenë një kurth i përgatitur nga ish-vjehrra e cila e ka paditur më herët për braktisjen e fëmijëve. Duke e mohuar një gjë të tillë, Basha ka deklaruar se ka qenë në punë në momentin kur është bërë video.

“Ky është kurth nga ish-vjehrra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Si mund ta bëj këtë kur unë vetë punoj? Më ka hyrë pa leje në shtëpi, ka mësuar fëmijët të flasin keq kundër meje. Nuk e di, por kjo është e patolerueshme: si vjen në shtëpinë time pa leje dhe më denoncon në polici? Do t’i mbroj fëmijët, se babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet. Doli nga burgu dhe ka paguar për fëmijët 180 mijë lekë të vjetra. Si mund t’i ushqej fëmijët me 180 mijë të vjetra në muaj?"- mësohet të ketë dëshmuar ajo. Versus.al

Poll