Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e organizuar lidhur me projektin e parkut eloik që po ndërtohet nga kompania amerikane në Tropojë. Ai tha se ky projekt do të rrisë sovranitetin e Shqipërisë në fushën energjitike duke pakësuar importet dhe duke bërë që deri në vitin 2030 vendi ynë të jetë i aftë të eksportojë energji dhe të fitojë të ardhura nga kjo gjë. *Me batutë i ceku edhe akuzat ndaj tij së fundmi duke e konsideruar korrupsionin si fjalë “në modë” njëjtë si këpucët e modës. Kryeministri tha se nuk ka asnjë kompani që të ketë garuar në sektorin energjitik për tender dhe të ketë shfaqur rezerva lidhur me rolin e ministrisë. *E pranishme në takim ishte edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila tha se ky investim do të ndihmojë edhe ekonominë lokale të zonës dhe se sektori energjitik me këto ritme po ndihmonte në integrimin e vendit në BE.
CEO për Evropën i kompanisë amerikane CWP: Falënderojmë Zv. Kryeministres dhe MIE për të gjithë bashkëpunimin e shkëlqyer
Kompania CWP Europe mori sot lejen për ndërtimin e parkut të energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë, me një kapacitet prej 600 MW, një zhvillim kyç për strategjinë energjetike të Shqipërisë dhe një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike të vendit.
Në ceremoninë e certifikimit, të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.
Drejtori ekzekutiv i CWP Europe, Dimitar Enchev, u shpreh se projekti është një nga më të rëndësishmit për politikat energjetike të Shqipërisë, duke theksuar nevojën për një bashkëpunim të ngushtë mes sektorit privat dhe atij publik.
“Ndërsa zhvillimi i një ambienti energjetik kaq kompleks nuk është i thjeshtë, me përkushtim dhe vizion ne e kemi bërë këtë projekt realitet”, tha Enchev.
Ai shtoi se projekti i parkut eolik në Tropojë do të forcojë strategjinë e energjisë së Shqipërisë dhe do të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke integruar energji të rinovueshme në ekonominë e vendit.
Një nga prioritetet kryesore të CWP Europe tha ai, është angazhimi me komunitetin lokal.
Projekti nuk përfshin vetëm vendosjen e turbinave, por edhe zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe përfitime direkte dhe indirekte për ekonominë e zonës, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare të angazhimit komunitar, sipas modelit që kompania ka zbatuar edhe në Australi.
'Do them vetem dy fjalë. E para do të doja shumë të falenderoja zotin kryeministër, zotin Rama dhe zonjën Balluku për mbështetjen e tyre për vizionin e tyre për ta nxitur përpara këtë projekt kaq të rëndësishëm për politikën energjitike të Shqipërisë në mënyrë që ato të shkojnë në drejtimin e duhur. Nuk është aspak e thjeshtë të zhvillohesh, të krijosh zhvillime të reja në një ambient energjitik kaq komplkes dhe kjo kërkon një bashkëpunim shumë të ngushtë mes sektorit privat dhe sektorit publik dhe ne e kemi parë ktë gjë.
Së bashku me dëshirën e mirë dhe vizionin për ta bërë këtë gjë realitet. Herën e fundit kam qenë në tetor para tre muajsh dhe nënshkruam një marrëvehsje të përbashkët më Bashkimin Europian dhe tani ne marrim lejen që na lejon të angazhohemi në përgatitjen e fazave të fundit të projektit ton. Projekti në fakt është vërtet shumë ambicioz. 600 Mw në treg në një treg si Shqipëria nuk është fjalë e vogël. Kur e filuam këtë projekt në vitin 2007, ka qenë një projekt që ne e kemi ndërtuar në Europë me 600 MW dhe atëherë konsiderohej projekt i madh. Njerëzit mendonim që ishim të çmendur dhe këtë e menduan disa njerëz kur e treguam këtë projekt këtu në Shqipëri, por ja tek jemi sot dhe po bëjmë një progress shumë të mirë dhe për këtë arsye do të doja të falenderoja të gjithë palët që janë të përfshirë.' u shpreh ndër të tjera Drejtori ekzekutiv i CWP Europe
Projekti e parkut eolik në Tropojë me kapacitet të instalaur 600 MW është pjesë e një strategjie më të gjerë rajonale, që përfshin edhe projektin Montechevo 400 MW në Mal të Zi, me energji diellore dhe ruajtje baterish, në kuadër të një investimi total prej mbi 1,1 miliard euro.
Këto projekte janë mbështetur nga Komisioni Europian (DG ENEST), Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Agjencia e Investimeve të Malit të Zi, duke nënvizuar rëndësinë e tyre për sigurinë energjetike rajonale dhe tranzicionin e gjelbër të Ballkanit Perëndimor.
Ky park konsiderohet një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe synon të kontribuojë në modernizimin e sistemit energjetik të Shqipërisë, duke ulur varësinë nga burimet fosile dhe duke sjellë energji të pastër dhe të qëndrueshme për vendin.
Projekti parashikohet të bëhet realitet për 12 muaj.
Gjatë 17 viteve të fundit, CWP ka investuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin energjetik, duke zhvilluar me sukses parqet më të mëdha me erë në rajon, përfshirë edhe më të madhin në Evropë, projektin Fântânele-Cogealac 600 MW në Rumani. Aktualisht kompania po zhvillon mbi 7 GW kapacitet në energji të rinovueshme./Versus.al
Parku eolik në Tropojë, Balluku: Ul varësinë nga importet! Shqipëria e para në botë për qëndrueshmërinë energjitike

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, ishte e pranishme në takimin për investimin e parkut eolik që do të ndërtojë kompania amerikane CËP në Tropojë.
Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se një investim i tillë do të përmirësojë sigurinë energjitike të vendit duke ulur varësinë nga importet. Ndërsa shtoi se këto investime sillnin gjithashtu hapjen e vendeve të reja të punës duke ndihmuar ekonominë lokale.
“Këto investime private kanë një impakt të drejtpërdrejtë në sektorin energjitik shqiptar duke kontribuar në rritjen e prodhimit vendas të energjisë, ulin varësinë nga importet, përmirësojnë sigurinë energjitike të vendit dhe në të njëjtën kohë këto investime nuk janë thjesht projekte energjitike, por investime që sjellin vende pune. Investime që rrisin të ardhurat dhe fuqizojnë ekonominë lokale. Shqipëria sot po investon fuqishëm në linjat e transmetimit. Linjat tona tashmë lidhen me të gjithë fqinjët tanë”- tha Balluku.
Sipas saj, sektori energjitik e ndihmon Shqipërinë edhe në integrimin e saj drejt BE, duke nënvizuar se vendi ynë është klasifikuar i pari në nivel botëror për qëndrueshmërinë energjitike.
“Sektori energjitik është gjithashtu motor i qartë në ecurinë drejt integrimit të vendit si një ndër sektorët më të vlerësuar nga ndërkombëtarët duke e klasifikuar Shqipërinë si të parën në nivel botëror për qëndrueshmërinë energjitike si dhe një nga sektorët me ecurinë më pozitive të vlerësuar në raportin e progresit të KE”- shtoi numri dy i qeverisë. Versus.al
"Shqipo atje", Rama për përfaqësuesin e kompanisë amerikane: S'e kam marrë vesh a është shqiptar apo spiun

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij për parkun eloik që do të ndërtojë kompania amerikane CWP në Tropojë, nuk kurseu as batutat për përfaqësuesin e kompanisë në vendin tonë.
Duke ngritur ‘dyshime’ për kombësinë e tij, Rama tha se ende nuk e ka marrë vesh nëse është shqiptar, i huaj apo spiun.
“Kjo kompani vërtet ka zënë një vend të merituar në territorin e respektit tonë dhe unë jam shumë falenderues. Duke parë shqipon që është atje që nuk e kam marrë vesh akoma çfarë është, a është shqiptar, a është bullgar, a amerikan apo spiun. Por gjithsesi është përgjegjësia jote që ta çosh deri në fund atëqë juve keni prezantuar si ndjeshmëri për aspektin social të projektit”- tha Rama duke shkaktuar të qeshura nga ana e përfaqësuesve të kompanisë. Versus.al
“Fjala korrupsion, si ato këpucët e modës”, Rama: Po nuk e nxorri njeriu nga goja duket sikur s’është në modë

Gjatë takimit në për parkun eolik të prodhimit të energjisë në Tropojë, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe zhvillimet aktuale politike duke e konsideruar fjalën “korrupsion” si të përdorur vazhdimisht sikur të ishte “në modë”.
Përsa i takon kompanisë amerikane që ka fituar projektin për ndërtimin e këtij parku, Rama u shpreh se nuk ka patur ndonjë rezervë lidhur me integritetin e garave prej saj apo prej ndonjë kompanie tjetër në këtë sektor të shtetit.
“Jemi në një fazë të historisë tonë ku fjala korrupsion është si ato këpucët e modës që po nuk e nxorri njeriu nga goja duket sikur nuk është në modë. Në këtë sektor kjo fjalë e merr një përgjigjie të vazhdueshme dhe nuk ka një kompani të vetme serioze që ka marrë pjesë në këto gara që të ketë shprehur ndonjë rezervë sado të vogël lidhur me integritetin e garave dhe proceset e stabilizuara në këtë sektor. Besoj që të njëjtën dëshmi mund ta japin fare mirë edhe amerikanët që kemi këtu nga sektori privat. Sepse jo vetëm që nuk kanë ndeshur në Tiranë asnjë pengesë të kësaj natyre, por përkundrazi e kanë patur qeverinë në krah për të kapërcyer pengesa absurde në nivelin vendor”- u shpreh Rama. Versus.al
“Deri dje ishte plagë në shtetin tonë”, Rama: Së shpejti do të eksportojmë energji elektrike

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot parkun e energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë. Gjatë fjalës së tij, ai tha se po i vjen fundi kohës që Shqipëri do të duhet të dalë në treg për të blerë energji elektrike.
“Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit dhe ne do të jemi në kategorinë e atyre jo shumë vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna tek prodhimi i kësaj lënde vitale për organizmin e një shteti. Kjo si rezultat i investimeve të bëra gjatë gjithë këtyre viteve, por jo thjesht investime, por program dhe përpjekje e përditshme nga ana e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sot ato që deri dje ishin plagë në organizmin e shtetit shqiptar, ndërmarrjet e sektorit energjitik, janë pararojë në administrim dhe mirëfunksionimin e tyre”- tha Rama.
Ndërsa shtoi se deri në vitin 2030, vendi ynë do të mundet të eksportojë energji elektrike në rastet kur do të prodhojë mbi nevojat e saj.
“Uji do mbetet burimi kryesor, por energjia e diellit dhe erës po zënë vendin e tyre. vend që deri në fund të kësaj dekade do të jetë 30%. Do të kemi plotësisht të garantuar se sistemi ynë do jetë i vetëmjaftueshëm dhe çdo gjë që do prodhojmë përtej nevojave tona, do ta eksportojmë”- shtoi kryeministri. Versus.al

