Live Updates /

Protestat masive "shkundin" regjimin në Iran, 544 protestues të vrarë! Trump paralajmëron ndërhyrje ushtarake

*Prej ditësh Irani është përfshirë nga protestat masive të qytetarëve për kostot e shtrenjtuara të jetesës. Për të penguar shpërndarjen e informacioneve mbi situatën reale në vend, shteti i Republikës Islamike ka ndërprerë internetin. *Deri më tani raportohet që numri i protestuesve të vrarë të jetë më shumë se 500 persona. Ndërsa janë arrestuar 11 mijë qytetarë të cilët kanë dalë në rrugë për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj regjimit. *Për situatën në Iran ka patur reagim edhe nga ndërkombëtarët. Kreu i OKB, Guterres ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës dhe terrorit ndaj protestuesve, ndërsa presidenti i SHBA, Donald Trump ka paralajmëruar një ndërhyrje ushtarake. *Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei i reagoi Trumpit duke i thënë se rrëzimi i tij do të jetë njëjtë si i Faraonit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 ORE ME PARE

VIDEO/ Kaos gjatë protestave pro popullit iranian në SHBA, kamioni futet në mes të turmës

Protestat masive "shkundin" regjimin në Iran, 544 protestues

SHBA- Një kamion transporti i marrë me qira u përplas me një grup protestuesish në Los Angeles gjatë një proteste kundër qeverisë së Iranit, në mbështetje të popullit iranian.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një numër i madh qytetarësh kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:30 të pasdites me orën amerikane që përkon me orën 00:30 në Evropë.

Në atë kohë, një numër i madh protestuesish ishin në vendngjarje duke marrë pjesë në një mobilizim kundër qeverisë iraniane. Pamjet e shpërndara në rrjet tregojnë momentin kur kamioni përpiqet të kalojë përmes turmës së protestuesve, disa prej të cilëve po e godisnin automjetin me duar e flamuj. Pak momente më pas, kamioni rrit shpejtësinë dhe përplas disa persona. Policia ka arrestuar shoferin, por nuk dihen ende motivet që e shtynë të bënte një veprim të tillë. Versus.al

3 ORE ME PARE

“Arrogant që gjykon gjithë botën”, Khamenei i përgjigjet Trumpit: Do rrëzohesh si Faraoni

Protestat masive "shkundin" regjimin në Iran, 544 protestues

Të dielën presidenti i SHBA, Donald Trump tha se ushtria amerikane po shqyrtonte mundësitë që të ndërhynte në Iran për shkak të vrasjeve që regjimi po kryen kundrejt protestuesve.

Pas kësaj deklarate nuk ka vonuar as përgjigjia e Udhëheqësit Suprem, Aytollah Ali Khamenei i cili në një postim në rrjetin social “X’ shkroi se presidenti amerikan do të rrëzohet si Faraoni, Reza Khani, Nimrodi e shumë të tjerë.

"Ai zotëri që rri aty me arrogancë dhe krenari, duke gjykuar të gjithë botën, duhet ta dijë gjithashtu se zakonisht despotët dhe njerëzit arrogantë të historisë, si Faraoni, Nimrodi, Reza Khani, Mohammad Reza dhe të tjerë si ai, janë rrëzuar pikërisht kur ishin në kulmin e krenarisë së tyre. Edhe ky do të ketë të njëjtin fat dhe do të rrëzohet", shkroi ai. Versus.al

3 ORE ME PARE

Protestat masive në Iran, 544 protestues të vr*rë, Trump: Regjimi po kërkon negociata me SHBA

Protestat masive "shkundin" regjimin në Iran, 544 protestues

Protestat masive në Iran vijojnë prej ditësh ndërsa numri i protestuesve të vrarë nga regjimi i Ayatollahut, raportohet të jetë rritur në 544 persona. Pas protestave masive, regjimi iranian ndërpreu internetin për të parandaluar përhapjen e informacioneve mbi zhvillimet e vendit.

Por videot e shpërndara në rrjete sociale tregojnë pamje tragjike teksa garda revolucionare ka dalë në rrugë dhe hap zjarr drejt protestuesve. Për këtë situatë ka reaguar të dielën edhe presidenti i SHBA, Donald Trump i cili tha se Irani i kishte propozuar të mbanin negociata pas kërcënimit të tij për të goditur Republikën Islamike për shkak të shtypjes së përgjakshme të protestave.

Trump dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare kanë peshuar një sërë përgjigjesh të mundshme kundër Iranit, duke përfshirë sulme kibernetike dhe sulme të drejtpërdrejta nga SHBA-ja ose Izraeli, sipas dy personave të njohur me diskutimet e brendshme të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk ishin të autorizuar të komentonin publikisht dhe folën në kushte anonimiteti.

"Ushtria po e shqyrton këtë dhe ne po shqyrtojmë disa mundësi shumë të forta", u tha Trump gazetarëve në Air Force One të dielën në mbrëmje. I pyetur në lidhje me kërcënimet e Iranit për hakmarrje, ai tha: "Nëse e bëjnë këtë, ne do t'i godasim në nivele që nuk janë goditur kurrë më parë".

Trump tha se administrata e tij ishte në bisedime për të caktuar një takim me Teheranin, por paralajmëroi se mund të duhet të veprojë i pari, ndërsa raportet për numrin e të vdekurve në Iran rriten dhe qeveria vazhdon të arrestojë protestuesit.

"Mendoj se ata janë të lodhur duke u rrahur nga Shtetet e Bashkuara. Irani dëshiron të negociojë”- tha Trump. Fuqitë perëndimore po e monitorojnë situatën shqetësuese në Iran ndërsa thonë se regjimi është gati të bjerë. Versus.al

Poll